Gjatë nj kontrolli, policia rrugore ka ndaluar në Arezzo një makinë me dy shqiptarë, M.G., 36 vjeç, i cili jetonte ilegalisht në Itali dhe ndaj të cilit rëndojnë disa akuza për narkotikë dhe B.A., 36 vjeç që sapo kishte shkuar nga Shqipëria në Itali.
Pasi oficeri i policisë kontrolloi makinën gjeti poshtë ulëses së pasagjerit një pako me kokainë. Pas kësaj, punonjësi i policisë ka nxjerr prangat për të arrestuar drejtuesin e makinës, ia ka reaguar dhunshëm duke tentuar të largohet duke kaluar rrethimin e autostradës.

(Në foto: Droga e kapur në makinën e dy shqiptarëve)
Ndërsa një prej oficerëve prangosi pasagjerin e makinës, oficeri tjetër u vu në ndjekje të shqiptarit që tentoi të arratisej. Oficeri qëlloi dy herë në ajër gjatë ndjekjes, ndërsa gjatë kalimit të rrethimit të autostradës policit i ka pistoleta, e cila aksidentalisht shkrepi plumbin e tretë, plumb që e zuri shqiptarin në këmbën e djathtë.
Ndërkohë, pas kontrollit të makinës u gjetën edhe dy pako me marijuanë me peshë totale 2.2 kg. Policia thotë se drejtuesi i mjetit kishte përdorur drogë gjatë drejtimit të mjetit.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com