ITALI-Një sasi prej 655 kilogramë marijuanë, vlera e së cilës shkonte deri në 3 milionë euro është bllokuar nga policia në Fasano pranë Brindizit në Itali këtë të mërkurë.
 
Droga po transportohej me furgon nga 2 shqiptarë të cilët kanë mundur t’i shmangen prangosjes.
 
Dyshohet se droga ka ardhur me motorskaf nga Shqipëria përmes rrugës detare.
 
Automjeti që transportonte drogën dhe në bordin e të cilit ndodheshin 2 shqiptarë është ndalur nga policia për një kontroll rutinë.
 
Në këtë moment dy trafikantët zbritën nga mjeti dhe u larguan në këmbë, ndërsa nga kontrolli u zbulua dhe sasia drogës.
 
Në furgon u gjetën 348 kg marijuanë e ndarë në 19 pako, ndërsa pjesa e tjetër u gjetën në zonën e plazhit.
 
Lënda narkotike ishte mbështjellë me letër natriban dhe e ndarë në pako, ndërsa policia italiane vijon punën për identifikimin e 2 trafikantëve.

[gallery]21485[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com