Itali, kapet banda, 7 shqiptarë
20 mln € nga trafiku i heroinës
FOTO/VD/ Banda,laborator në Parma

Itali, kapet banda, 7 shqiptarë<br />20 mln € nga trafiku i heroinës<br />FOTO/VD/ Banda,laborator në Parma
PARMA - Policia italiane ka shkatërruar sot një bandë kriminale italo-shqiptare të trafikimit të lëndëve narkotike, kryesisht heroinë, ku gjatë operacionit policor kanë rënë në pranga 7 shqiptarë dhe 3 italianë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, në prangat e policisë kanë rënë shqiptarët Gëzim Hasa 30 vjeç, Artur Bregu 33 vjeç, Velino Koroveshi 24 vjeç, Denis Tafili 29 vjeç polic gjatë kohës që ishte në Tiranë, Bledar Brahimi 28 vjeç, Lauret Greca 24 vjeç dhe Ded Bajraktari 23 vjeç si dhe shtetasit italianë, Davide Cavalli 43 vjeç, Marcelo Panariti 34 vjeç dhe Tomaso Villirillo 37 vjeç.

Sipas policisë, trafikantët në fjalë zotëronin në Parma të Italisë një laborator droge të përpunimit të të gjitha llojeve të lëndëve narkotike. Në këtë laborator janë zbuluar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 13 kg heroinë në 26 pako, 3 kg kokainë, 100 kg paracetamol, që shërbente si përzierës i heroinës, 13 000 euro kesh edhe një presë hidraulike, që shërbente për ambalazhimin e drogës.

Karabinierët kanë zbuluar se ky grup kishte arritur të trafikonte 60 kg heroinë të pastër, e cila pas përzjerjes me paracetamol arrinte në 480 Kg. Sipas policisë italiane, kjo bandë trafiku e lëndëve narkotike, operonte që në vitin 2009, kryesisht në Parma dhe krahinat përreth, dhe ku vlera e drogës së trafikuar arrin deri në rreth 20 milionë euro. 

Nga hetimet e policisë italiane bëhet e ditur se droga vinte nga Shqipëria si dhe vendet e Evropës Lindore, për tu trafikuar më pas në zona të ndryshme të Italisë së veriut nga Parma deri në qytetin e Imperias në Rivierë afër kufirit francez.

Hetimet e policisë për këtë bandë të strukturuar vazhdojnë për zbulimin e personave të tjerë të implikuar që kanë të bëjnë me kanalet e furnizimit jo vetëm të drogës por edhe të përzierësve. 



Si u zbulua dhe lindën hetimet
Operacioni i policisë italiane i koduar "Prerja", që çoi në shkatërrimin e bandës italo-shqiptare, nis me zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie prej rreth 100 kg paracetamol e gjetur në makinën e Marcello Panariti, i cili u ndalua në Parma, në tetor 2013. Në fillim, u mendua për drogë, por hetimi i mëtejshëm zbuloi se bëhej fjalë për paracetamol, i përzier me kafeinë. Kjo sasi e madhe paracetamoli ishte ajo që ngriti dyshimet e hetuesve. 

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Fier, kapet një person i shpallur në kërkim për vrasje, Gjykata e kishte dënuar me 19 vite burg (EMRI)

Fier, kapet një person i shpallur në kërkim për vrasje, Gjykata e kishte dënuar me 19 vite burg (EMRI)