Policia italiane ka prangosur një 47-vjeçar shqiptar i cili rezulton se është bosi i rrjetit të drogës Itali-Shqipëri dhe siç raportojnë mediat italiane bëhet fjalë për Roland Lame i cili akuzohet për trafikim lëndësh narkotike.

Arrestimi i tij është bërë pas shkatërrimit të rrjetit nga një operacion policor më 30 maj të këtij viti aty ku lame mbeti i plagosur.

Operacioni në fjalë i realizuar nga policia vendase, çoi në shkatërrimin e një rrjeti italo-shqiptar të trafikut të lëndëve narkotike dhe të armëve ku grupi kriminal akuzohet për trafik droge dhe armëve nga Shqipëria kryesisht nëpërmjet detit dhe me destinacion Italinë.
 
Gjatë këtij operacioni, që u kodua ‘Iliria” policia sekuestroi 1.2 ton marijuanë, 20 kg substanca holluese të drogës, nga 1 kg kokainë e heroinë, 4.5 kg tritol, 1 kallashnikov, një sasi e konsiderueshme plumbash dhe disa detonatorë eksplozivi.

Mediat italiane raportojnë se,  Roland Lame, sëbashkë me djalin e tij Fabio Lame, 25-vjeç, mbante kontaktet me trafikantët në Shqipëri dhe organizonte ardhjen e marijuanës në Pulja.

Në operacion u prangosën edhe korrierët e drogës dhe armëve, 5 italianë dhe 1 shqiptar, të cilët po udhëtonin drej Brindisit, ku do të merrnin sasinë e madhe të drogës.

Hetimet për këtë grup criminal kishin nisur që në vitin 2013 ku u sekuestruan 100 kg marijuanë dhe u prangosën 2 persona.

roland lami
Roland Lami