Një gomone me 800 kg kanabis e cila po shkonte drejt Italisë është ndaluar pasditën e djeshme nga Guardia di Finanza e Pulias.
Pas katër orë ndjekjes Guardia di Finanza e Pulias ka bërë të mundur ndalimin e gomones 7 m me 800 kg kanabis të ndara në 42 pako si dhe kanë arrestuar dy dy skafistët shqiptarë. Në pranga kanë rënë V.T, 21 vjeç nga Kavaja dhe D.B. 32 vjeç nga Durrësi.
Policia Shqiptare njofton se gomonia ishte 7 m e gjatë me dy motorë nga 150 kuaj fuqi në afërsi të Viestes dhe është kapur rreth orës 18.30 të mbrëmjes së djeshme.
Ndërkohë mësohet se vijojnë hetimet e përbashkëta për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO