Itali, kapet shqiptari me 51 kg drogë
në makinë, do e shiste për Pashkët

Itali, kapet shqiptari me 51 kg drogë<br />në makinë, do e shiste për Pashkët
ITALI - Karabinierët e provincës së Rikiones në Itali kanë arrestuar një shqiptar 28 vjeçar që posedonte 51 kg marihuanë. Me rastin e festës së ardhshme të Pashkëve, policia filloi kontroll intensiv nëpër rrugë për të bllokuar ardhjen e drogës së madhe nga shpërndarës lokalë.

Arrestimi i 28 vjeçarit vjen pas një hetimi të plotë që çoi policinë e udhëhequr nga kapiteni De Lise drejt sigurisë për mbërritjen e një dërgese të madhe të drogës nga jugu, në mbrëmjen e 26 Marsit. Ushtarakët kanë bllokuar daljet e autostradave me pagesë, nga Riccione në Riminin verior në Cesena.

Në mesnatën e së enjtes dhe së premte makina e të dyshuarit është identifikuar në vendkalimin me pagesë "Lugina e Rubikonit". Pas kësaj ai është ndaluar në Gatteo në rrugën për në Rimini.

Droga, 51 kg e ndarë në disa pako, pjesërisht ishte fshehur në bagazh, në një qese të zezë. I riu nuk kishte asnjë dosje penale, ndërsa tani ndodhet në burg në Forli.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë