Ditën e sotme policia Italiane në Genova, ka arrestuar një 40 vjeçar shqiptar, pasi në banesën e tij u gjet një sasi prej 93 kilogramë marijuanë.
/Shqiptarja.com
Shqiptari e kishte ndarë drogën në 96 pako plastike, ndërsa idenditeti nuk bëhet i ditur.
Policia italiane ka njoftuar se sasia e drogës nëse shitej në tregun e pakicës mund të arrinte vlerën 200 mijë euro.
Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com









