BARI- Policia ka arrestuar një shtetas shqiptar 19 vjeç, pas në hetimeve për plaçkitjen dhe sulmin kundër një çifti të moshuar. Ngjarja ndodhi dje në mëngjes në Gravina, Puglia, në provincën e Bari. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është akuzuar si autori i grabitjes, por, sipas mediave italiane, me siguri ka vepruar me bashkëpunëtorë.
Dy të moshuarit, njeri i moshës 84 vjeç dhe gruaja e tij 79-vjeçare janë rrahur dhe therur ndoshta pasi zbuluan hajdutin ose hajdutët, gjatë një grabitje në tentativë, në shtëpinë e tyre.
Një nga kriminelët që më pas është arrestuar, ishte përleshur me të birin e të moshuarve, që erdhi në shtëpi me gruan e tij dhe me motrën. Kjo e fundit pësoi lëndime të rënda dhe të tri italianët janë shtruar në spital në njësinë e kujdesit intensiv, me lëndime të rënda në kokë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com