Itali/ Kërkohej prej vitit 2003 për grabitje të rëndë në Katania, arrestohet 45-vjeçari shqiptar! U kap gjatë operacioneve kundër drogës

Itali/ Kërkohej prej vitit 2003 për grabitje të rëndë në Katania, arrestohet 45-vjeçari shqiptar! U kap gjatë operacioneve kundër drogës

Karabinierët italianë gjatë një operacioni

Itali- Karabinierët e Raguzës kanë zhvilluar një operacion në komunën Vittoria dhe Chiaramonte Gulfi, në ndjekje të personave të kërkuar apo që kryenin aktivitete të paligjshme.

Mes 3 të arrestuarve ka qenë edhe një shqiptar, teksa rëndojnë akuza për krime të lidhura me posedimin e lëndëve narkotike, municionit. Shqiptari gjithashtu ishte i shpallur në kërkim për grabitje të rëndë të ndodhur në vendin fqinj në vitin 2003.

Pasi më 30 Tetor ishte ndaluar një nga të dyshuarit e grupit të shitjes së drogave në qytet, 27-vjeçari me inicialet C.G., pak ditë më parë u kap edhe 45-vjeçari M.A., një shtetas shqiptar, pasi ndaj tij kishte edhe urdhër-ndalimi nga Gjykata e Apelit të Katanias.

Ai ishte në kërkim në lidhje me një grabitje të rëndë të kryer në mars të vitit 2003, në zonën e Ippës, teksa po hetohet edhe për përfshirje në aktivitete të tjera të paligjshme, bashkë me dy të tjerët. Pas prangosjes, u izolua në Burgun e Raguzës, ku ndodhet në dispozicion të organeve të drejtësisë.

A.Q/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030!

Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030!