ITALINjë shqiptar është ndaluar nga policia italiane pasi përndiqte prej kohësh ish të dashurën e tij, e cila kishte filluar një lidhje të re.

E reja, e cila ishte nën presion të vazhdueshëm nga ishi i saj kishte depozituar ankesë pranë autoriteteve, të cilat vepruan dhe sollën arrestimin e shqiptarit.

Por viktima e të riut shqiptar ende të paidentifikuar ishte edhe partneri i ri i italianes, i cili u kërcënua me thikë.

Shqiptari me profesion barist në Sassolesi, herë pas here e kërcënonte vajzën duke e detyruar të mos përdorte rrjetet sociale.

Pas shoqërimit në polici, shqiptarit doli para togave të zeza italiane dhe iu dha masa “arrest shtëpie”.