Itali/ Klani shqiptar i trafikut të kokainës që rekrutonte dhe zyrtarë, dënohen 18 persona, mes tyre biznesmeni! Ja EMRAT e 3 shqiptarëve që dyshoheshin si drejtues

Itali/ Klani shqiptar i trafikut të kokainës që rekrutonte dhe zyrtarë, dënohen 18 persona, mes tyre biznesmeni! Ja EMRAT e 3 shqiptarëve që dyshoheshin si drejtues

Gianluca Fiore, biznesmeni që u dënua për bashkëpunim me klanin shqiptar

Itali- Klani shqiptar i narkotrafikut dyshohej se kishte arritur të depërtonte deri në zyrtarët e lartë vendas në Bolonja, duke rekrutuar për shërbime të caktuara dhe bashkëpunim në transport të ngarkesave të kokainës që vinte nga Amerika e Jugut dhe shpërndahej kryesisht në Emilia-Romagna.

Në vitin 2023 organizata u godit nga policia e vendit fqinj, me të paktën 18 persona të implikuar, të gjithë të dënuar tashmë, në hetimet e nisura që prej vitit 2020.

Dje (8 Nëntor) ishte vendimi i radhës, ndaj Gianluca Fiores, shoferit të kamionit në Forli, i afërm i një ndaj zyrtarëve vendas, që u dënua përfundimisht me 8 muaj më shumë se ai që kërkoi më 12 Shtator gjatë pretencës prokurori i DDA-së së Bolonjës, Roberto Ceroni. Vendimi u dha nga gjyqtarja Nadia Buttelli.

Përfundimisht Fiore u dënua me 14 vjet e 8 muaj burgim, përveç pagesës së 50 mijë euro gjobë dhe shpenzimeve gjyqësore. Ai u gjet fajtor për bashkëpunim në trafikim droge me kamion të organizatës shqiptare. Operacioni çoi në sekuestrimin e 140 kg droge. Me gjykim të shkurtuar Fiore dhe 17 të tjerët, shumica shqiptarë, përfituan edhe uljen e rastit.

Hetimet treguan se sipërmarrësi lokal Fiore, ishte i implikuar në rrjetin e narkotrafikut, ku u dyshua i përfshirë gjithashtui edhe ish-anëtari i Ligës së Forlit, Gianluca Pini, i cili në qershor 2023 u arrestua për episode korrupsioni, që u lidhën me furnizimin me maska ​​​​dhe pajisje mbrojtëse nga Kina për të furnizuar Autoritetin Shëndetësor Lokal Romagna, gjatë emergjencës Covid-19.

Pini më pas pranoi një dënim total prej një viti, 11 muaj e 14 ditë, me pezullim me kusht. Por emri i Pinit - një i njohur i biznesmenit Gianluca Fiore - nuk u lidh kurrë me hetimin e drogës, për mungesë provash direkte.

Në verën e vitit të kaluar, hetimi për trafikun ndërkombëtar të drogës çoi në arrestimin e 13 personave, kryesisht banorë në provincën e Forlit: u sekuestruan rreth 114 kilogramë kokainë, 37 kilogramë hashash dhe më shumë se një milion euro. Pesë të tjerë ishin ndaluar më herët.

Gjithsej dje ishin 17 dënime. Mes tyre 3 shqiptarët e dyshuar si drejtues, Redi Hoxha, me 20 vjet burg dhe të afërmit Agim dhe Bashkim Proshka, 19,4 dhe 19,6 vite izolim.

“Nga hetimi i drogës, i zhvilluar falë të dhënave nga platformat e koduara, dolën dy shoqata kriminale: njëra në Emilia, tjetra në Romagna, që vepronin midis provincave Forlì-Cesena dhe Rimini, të lidhura me njëra-tjetrën dhe të karakterizuara nga një strukturë e fortë hierarkike dhe fuqi punëtore e gjerë, me disponueshmëri të konsiderueshme parash, mjetesh transporti dhe ndërtesash, në kontakt të drejtpërdrejtë me përfaqësues të grupeve kriminale jashtë vendit”, shkruan “Ilrestodelcarlino”.

Emri i Fiores doli për herë të parë në gusht 2020, kur u arrestuan dy vëllezër italianë, të cilët po sillnin 28 kilogramë kokainë në Itali nga Belgjika, në bordin e një kamioni, të ndjekur nga një makinë në të cilën udhëtonin Fiore dhe një shqiptar. Kaq u desh dhe nisi që organizata me 18 anëtarë të zbërthehej.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?