Një burrë shqiptarë 52 vjeçar, i identifikuar si Ramazan Malo është arrestuar ditën e djeshme nga policia në Itali për trafik droge. Arrestimi i tij ndodhi në rajonin e Sardenjës, dhe ishte një kontroll rutinë i policisë që zbuloi 52 vjeçarin.
/Shqiptarja.com
Ka qenë nervozizmi i shqiptarit ai që i ka shtyrë agjentët që të bënin një kontroll më të imtësishëm të makinës së tij ku më pas u zbulua edhe 1.5 kilogramë heroine, të ndarë në 3 pako dhe 1.2 kilogramë kokainë. Sipas medieve italiane Ramazan Malo, do të përfitonte mbi 500 mijë euro, nga shitja e sasisë së drogës.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com











