Itali/ Kreu i ultrasve të Milanit, i lidhur në organizatën shqiptare të kokainës! U arrestua bashkë me 19 të tjerë, e trafikonin nga Amerika e Jugut dhe Maroku

Itali/ Kreu i ultrasve të Milanit, i lidhur në organizatën shqiptare të kokainës! U arrestua bashkë me 19 të tjerë, e trafikonin nga Amerika e Jugut dhe Maroku

Luca Lucci, gjatë një përshëndetje me kreun e Ligës italiane, ish-ministrin Matteo Salvini

MILANO- Kreu i grupit të tifozëve ultras të Milanit, Luca Lucci, prej 30 Shtatorit të këtij viti i arrestuar, blinte sasi të konsiderueshme droge nga një grup kriminal shqiptar dhe bashkëpunonte me ta në trafikimin e lëndës narkotike nga Amerika e Jugut apo Maroku.

I njohur si drejtuesi i grupimit “Curva Sud Milano”, Lucci është në mesin e 19 të arrestuarve dhe dyshuarve të tjerë, në një operacion të kryer nga njësitë policore kundër krimit ekonomik dhe financiare të Pavias dhe Scico e GdF, me delegim të Dda të Milanos. 

Lucci thuhet se është një nga anëtarët e grupeve të narkotrafikut, që “blinte sasi të mëdha lënde narkotike nga Shqipëria, Maroku dhe Amerika e Jugut, për t'u rishitur më pas në Milano dhe provincën e tij”, shkruan “La Stampa”.

Hetimet e Fiamme Gialle, të koordinuara nga prokurori Marcello Viola, zv.prokurorja Alessandra Dolci dhe prokurori Gianluca Prisco, janë vazhdimësi e operacionit "Metropoli" që kishte çmontuar grupin e lidhur me familjen Flachi, kjo e goditur në shtator 2022. Me arrestimin e Davide, djalit të 'bosit Comasina' të ndjerë Pepè Flachi, i cili u dënua më pas në shkallë të parë me 20 vjet burg.

Klani Flachi po parashikonte edhe zgjedhjen e kryetarit, teksa kishte projektuar edhe strategji të reja bashkëpunimi në biznesin ilegal, sidomos miqësinë me klanin “Ndragheta”.

Gjithashtu bashkëpunimi me shqiptarët dhe amerikano-jugorët, që nga bazat strategjike në kontinentin tjetër, kontrollojnë dërgesat e kokainës në tregjet më të rëndësishme ndërkontinentale.

Ky operacion vuri në rrezik edhe klubet e Milanit dhe Interit, për shkak të lidhjeve të dyshuara të drejtuesve me trafikun e drogës dhe aktivitete të jashtëligjshme.

Gjatë hetimeve u dokumentua importimi dhe shpërndarja e 1000 kilogramëve kokainë, 1000 kilogramëve hashash dhe 173 kilogramëve heroinë. Rreth 250 kilogramë drogë të destinuara për organizatën u sekuestruan dhe shuma prej 800 mijë eurosh cash u kap gjatë fazës së transferimit jashtë vendit.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë