Itali: Krizë kardiake, senatori
93-vjeçar Andreotti në spital

Itali: Krizë kardiake, senatori <br />93-vjeçar Andreotti në spital
ROME - Senatori italian, 93-vjeçari, Giulio Andreotti, është shtruar në spital në terapi intensive në Romë. Kushtet e tij shëndetësore “janë të rënda, por të stabilizuara, si shkak i një krize kardiake që ka ardhur pas një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes”, kanë bërë të ditur mjekët.

Shtatë herë kryeministri Andreotti ka mbërritur në orën 13:30 me kod të kuq, i pa hidratuar dhe me rrahje zemre shumë të shpeshta. Një burim mjekësor ka bërë të ditur për mediat italiane se senatori është shtruar në spital për shkak të një bronshiti prej të cilit vuan prej kohësh.

Kalimtarët kanë treguar se kanë parë ish-kryeministrin të largohej me një maskë oksigjeni. Gjithsesi, Giulio Andreotti nuk është në rrezik për jetën. “Ka pasur një krizë frymëmarrjeje por nuk është në rrezik për jetën, për të qenë të kujdesshëm është vendosur në terapi intensive”, shpjegoi Paolo Cirino Pomicino, eksponent politik i të ashtuquajturës Republika e Parë dhe disa herë ministër në qeveritë e drejtuara nga Andreotti.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës