Romë- Mesa duket nuk kanë të sosur telashet për kryeministrin e ri të Italisë Paolo Gentiloni  i cili erdhi në krye të qeverisë pas dorëheqjes së Matteo Renzit vetëm një muaj më parë.

Pak orë pas kthimit të vizitës nga Parisi, kreu i qeverisë nuk është ndier mirë dhe është detyruar t’i nënshtrohet një operacioni koronar arterial në spitalin Gemelli të kryeqytetit Italian Romës.

Mediat shkruajnë se operacioni ishte i suksesshëm dhe kryeminsitri do të duhet të qëndrojë i shtruar deri ditën e shtunë.

Ndërkohë që është anulluar takimi tij i programuar gjatë ditës së nesërme në Londër me kryeministren britanike, Theresa May.

Operacioni koronar arterial të cilit iu nënshtrua Gentiloni ,është kryer me teknikën angioplastike periferike në venat e gjakut të gjymtyrëve të poshtme dhe me anestezi lokale.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com