Itali- Policia italiane ka arrestuar një 20-vjeçar shqiptar në Modena, nën akuzën e mbajtjes dhe trafikut të lëndëve narkotike.
Në shtëpinë e të riut policia sekuestroi edhe 4 pako me hashash, me një peshë totale afërsisht 300 gramë, 7 mbështjellës me 10 gramë kokainë dhe 920 euro cash.
Gjithashtu në shtëpi kishte një peshore precize, një thikë me mbetje prerëse droge dhe materiale të ndryshme për paketimin dhe shitjen e saj. Emri i të riut nuk u publikua, por hetimet po vijojnë për të zbuluar bashkëpunëtorët. Ai ishte i papunë dhe lëvizjet e dyshimta 'ngacmuan' agjentët e policisë.
Shqiptari u gjykua mëngjesin e djeshëm (24 tetor), në Gjykatën e Modenës, ku u vendos vetëm detyrim paraqitjeje për çdo ditë në policinë gjyqësore.