Itali- Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane teksa ishte i përfshirë në përgatitjen dhe trafikimin e drogës në zonën e Imperias.
I arrestuari është i riu me inicialet I.A., kurse statusi i tij si i papunë vuri në lëvizje agjentët e antidrogës.
Sipas hetimeve, ai kishte organizuar një rrjet të organizuar trafikimi droge, përfshirë kokainë, krak (crack) dhe marihuanë, me qëllim furnizimin e të rinjve të droguar në kryeqytet dhe qytetet fqinje.

I ndaluar pranë shtëpisë së tij menjëherë pasi i kishte dhënë një dozë kokaine një klienti nga Santo Stefano al Mare, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij iu gjet një sasi e konsiderueshme droge.
Policia sekuestroi 54,51 gramë kokainë, 62,9 gramë krak dhe 15,5 gramë marihuanë.
Gjatë kontrollit të banesës u zbulua edhe një një laborator i vërtetë i përdorur për përgatitjen, konservimin, peshimin dhe paketimin e lëndëve narkotike, i kompletuar me tretës kimikë të nevojshëm për “larjen” e kokainës dhe shndërrimin e saj në krak, një substancë veçanërisht e fuqishme dhe e rrezikshme për shëndetin, informon media italiane.
Policia sekuestroi gjithashtu edhe një sasi të madhe parash. Pas arrestimit, shqiptari është izoluar në paraburgim, në pritje të procesit hetimor dhe gjyqësor.
A.Q/Shqiptarja.comKomente

