ITALI- Dolën të gëzuar nga “arresti shtëpiak”, ku ndodheshin për shpërndarje droge për të pirë një kafe dhe policia i arreston 2 herë brenda pak orëve. Kjo është historia e dy kushërinjve shqiptarë Endrion dhe Viktor Tabaku, respektivisht 20 dhe 24 vjeç, të cilët para 24 orësh ishin arrestuar me 500 gramë marijuanë të fshehur brenda ndarjes së motorit, të parkuar në garazhin e shtëpisë dhe 1.300 euro kesh.
Policia në Sicili i kishte arrestuar, ndërsa gjykata i kishte lënë në “arrest shtëpie”.
Mirëpo, pa kaluar as një ditë nga dënimi, kushërinjtë vendosën ta pinin një kafe se ishin mërzitur gjithë ditën në shtëpi.
Kështu, policia i priti pak minuta jashtë lokalit, derisa ta realizonin këtë dëshirë dhe i dërgoi në burgun e Raguzës, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com