BOLONJË- Një 29- vjeçar shqiptar ka rënë në pranga nga policia italiane pasi në mjetin e tij tip “Jeep Grand Cherokee” u gjetën 35 kg e 43 gr kokainë.
Në pranga ka rënë Asllan Luka i cili ishte me precedentë të mëparshëm penal, shkruajnë mediat italiane.
Ka qenë pikërisht ky fakt, të qenurit me precedentë penal dhe sjellja e tij nervoze gjatë kontrollit rutinë të Lukës që çoi në një kontroll më të imtësishëm nga ana e efektivëve të policisë, me ndihmën edhe të qenve anti-drogë.
Nëse droga do të hidhej në treg do të kapte vlerën e rreth 3.5 milionë euro.
Makina me të cilën po udhëtonte Asllan Luka rezulton në emër të një gruaje rumune, me banim në Milano. Mjetisë bashku me 1.700 euro dhe 2 celularë janë sekuestruar nga policia italiane.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com