MILANO - "Javëve të fundit kanë ardhur në rritje letrat e shumta anonime me kërcënime të rënda për prokuroren Boccassini dhe tek letra e fundit, dje u gjetën edhe dy plumba". Këtë fakt bëri të ditur prokurori i Milanos, Edmondo Bruti Liberati në një deklaratë, të cilës i referohet Ansa.

"Prokuroria e Milanos – shkruan Bruti Liberati – me gjithë gjykatësit e saj do të përmbushë dhe vazhdojë të kryejë me qetësi detyrën e zhvillimit të hetimeve dhe të mbështesë akuzën në respektin më të madh të rregullave dhe garancive procesuale, besnike ndaj parimit të kushtetueshmërisë dhe barazisë së të gjithëve përballë ligjit".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)