Policia italiane ka arrestuar 2 shqiptarë në Lunigiana pasi bënë manovra të rrezikshme në rrugë.
Sipas mediave italiane, e diela u shndërrua në një makth për shoferët që udhëtonin në autostradën A15 në Lunigiana, pasi një BMW gri me targa zvicerane shkaktoi panik tek automjetet e tjera, duke bërë manovra.
Sipas forcave të rendit, gjithçka filloi në orën 11:30 të paradites së së dielës, më 21 dhjetor, kur BMW-ja, e drejtuar nga njëri prej dy shqiptarëve, filloi të ecte me shpejtësi në autostradën A15, duke rrezikuar sigurinë e shoferëve të tjerë.
Manovrat e pamatura tërhoqën menjëherë vëmendjen e Policisë Rrugore dhe patrullave të Karabinierëve të Pontremoli-t, të cilët dyshuan menjëherë se drejtimi i rrezikshëm i automjetit mund të lidhej me një shoferë të dehur nga alkooli ose nën efektin e drogës.
Një patrullë e policisë rrugore vuri re mjetin dhe e ndaloi, por shoferi pak çaste më vonë u largua përsëri me shpejtësi. Më pas një makinë patrullimi e karabinierëve iu vu nga pas duke bllokuar çdo rrugë të mundshme arratisjeje.
Ndjekja përfundoi në Pianturcano, mjeti humbi kontrollin dhe u përplas me portën e një ferme, duke rrëzuar hyrjen. Oficerët e policisë ndërhynë shpejt, duke arrestuar dy personat në makinë.
Komente








