Një shqiptar ka humbur jetën nga një aksidentItali, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes tyre vëllai i viktimës.

Shqiptari që humbi jetën është 26-vjeç me inicialet K.E. ndërsa dy të plagosurit, 19 vjeç dhe 26-vjeç. Aksidenti ka ndodhur në mesnatë në Firence.

Sipas medieve italiane të rinjtë ishin duke udhëtuar, kur makina e tyre ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë duke u përplasur me një pemë. Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre.