Sicilia ndodhet nën masa të rrepta sigurie pasi, në vend zhvillohet samiti i G7 ku janë mbledhur krerët e 7 shteteve të SHBA, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës , Gjermanisë dhe Japonisë.
 
Ndër temat të cilat do të jenë në fokus të samitit do të jenë terrorizmi, klima dhe globalizmi. Kryeministri Italian Gentiloni mikpritësi i samitit u shpreh se ky samit mund të ndihmojë të gjitha vendet të shkojnë në drejtimin e duhur.
 
Sipas tij takimi nuk do të jetë aspak i lehtë por e rëndësishme është të arrihen rezultatet. Ndërsa presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk e përcaktoi samitin si më të ndërlikuarin të mbajtur deri më sot.
 
“Sulmi në Manchester ishte pika më tragjike e prekur gjatë samitit të NATO në Bruksel dhe jam dakord me presidentin Trumo se komuniteti ndërkombëtar, G7, SHBA,BE duhet të jenë të ashpër ndaj terrorizmit”, shtoi Tusk.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)