Itali/ Mbushi lavatriçen me kokainë, drogë sintetike dhe 10 mijë euro cash, arrestohet shqiptari! I gjenden doza edhe në të brendshme

Itali/ Mbushi lavatriçen me kokainë, drogë sintetike dhe 10 mijë euro cash, arrestohet shqiptari! I gjenden doza edhe në të brendshme

Kokaina, droga sintetike dhe eurot cash të kapura shqiptarit

Milano- Një 51-vjeçar me origjinë shqiptare dhe me të kaluar kriminale, është arrestuar në Milano pas një operacioni ditën e djeshme (19 Shttaor).

Ngjarja kishte ndodhur një ditë para prangosjes dhe zbuloi një rrjet trafikimi të drogave të forta, teksa kontrollet policore u shtrinë në disa qytete. Policia tha se sekuestroi kokainë dhe një sasi të konsiderueshme parash cash, duke zbuluar trafik të mirëorganizuar në zonat e Brerës.

Gjatë një prej patrullimeve, oficerët vunë re një burrë të dyshimtë duke lëvizur në “Viale Tunizi”. 51-vjeçari shfaqi sjellje si një tregtar i mundshëm droge, duke shikuar përreth për të parë nëse po ndiqej. Kjo tërhoqi vëmendjen e oficerëve, të cilët vendosën të monitoronin veprimet e tij, kurse emri i shqiptarit nuk u publikua.

Më tej i dyshuari takoi një 44-vjeçar me origjinë amerikane dhe shkëmbeu një pako me të. Në këtë moment u krye ndërhyrja dhe në flagrancë u kapën 4 doza kokainë. Por nuk mbaroi këtu.

Kontrolli i mëtejshëm zbuloi edhe 24 doza të tjera të fshehura në të brendshme dhe 6 pako me drogë sintetike “2-CB”. Gjithashtu u sekuestruan 315 euro cash, dy celularë në xhep, si dhe një zarf me 7350 euro para të gatshme. Policia dyshon se ai nuk është shpërndarës i thjeshtë, por një menaxher grupi. Kontrolli u shtri në banesë, në lagjen Barona.

Në kuzhinë u gjetën 20 pako të tjera “2-CB”, materiale paketimi droge dhe mbi të gjitha një shumë e madhe parash të fshehura brenda lavatriçes: 10 mijë euro cash. Hetuesit shpresojnë se nëpërmjet 51-vjeçarit do arrijnë tek kokat e grupit të narkotrafikut në Milano dhe më gjerë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Protesta e dhunshme e PD/ Braçe: S’ka ndodhur kurrë të rekrutohen e armatosen fëmijë për akte terrori! Pse hesht Avokati i Popullit, nga kush trembet?

Protesta e dhunshme e PD/ Braçe: S’ka ndodhur kurrë të rekrutohen e armatosen fëmijë për akte terrori! Pse hesht Avokati i Popullit, nga kush trembet?