Itali, mbyllet votimi, Exit-Poll-et:
Kundër ndryshimeve 54-58%

Itali, mbyllet votimi, Exit-Poll-et:<br />Kundër ndryshimeve 54-58%
ITALI- Janë mbyllur në orën 23:00 në Itali kutitë e votimit të referendumit, ndërsa kanë filluar numërimet.
 
 Exit- Poll-et e para flasin për një ‘Jo’ ndryshimeve kushtetuese 54-58% të votuesve.
 
Ndërsa kryeministri Renzi pritet që të flasë pas mesantës.
 
Italianët iu drejtuan kutive të votimit për referendumin mbi ndryshimet kushtetuese, një referendum i cilësuar nga analistët si një test i rëndësishëm për shtetin fqinj por edhe për të gjithë Europën, pas daljes së Britanisë nga Unioni dhe zgjedhjes së Trump president të SHBA.

Kjo reformë e kërkuar nga kryeministri Renzi synon që të reduktojë fuqinë e Senatit dhe t'i japë më shumë pushtet kreut të qeverisë.

Por nga ana tjetër është Lëvizja 5 yjet e komedianit Beppe Grillo e cila ka zhvilluar një fushatë ku u ka kërkuar italianëve të mos e votojnë këtë reformë.

Më shumë se 46.7 milionë italianë mes tyre 22.4 milionë burra dhe 24.2 milionë gra u thirrën të votojnë në referendum.

Qendrat e Votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit dhe u mbyllen në orën 23 të mbrëmjes.

Ndërsa në orët e para të mëngjesit pritet edhe rezultati i cili mund të ndryshojë rrjedhën politike dhe ekonomike jo vetëm të Italisë por edhe të Bashkimit Europian pasi humbja e qeverisë në referendum është një sinjal se populizmi në Europë vazhdon të rritet, dhe se “Brexit” ishte vetëm shenja e parë.

Që prej vitit 1948, Kushtetuta italiane ka ofruar një balancë perfekte pushteti mes dy dhomave të Parlamentit, duke çuar shpeshherë në një bllokadë legjislative në Romë.

Renzi pretendon se ulja e rolit të Senatit, së bashku me reformat e tjera për të forcuar pushtetin ekzekutiv, do të çlirojë më në fund qeveritë dhe do t’i bëjë ato të qeverisin.

Më e rëndësishmja është se ai ka deklaruar se do të dorëhiqet, nëse vota e këtij referendumi shkon kundër tij.

Redaksia Online
Dy.B/ XH.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës