PAVIA (ITALI) -   Është gjetur para mesditës së sotme trupi i vogëlushes së dytë të cilat u mbytën dje në lumin Po në Itali.

Bëhet fjalë për trupin e 10 vjeçares e cila është gjetur në komunën Bassa Lomellina, ku ndodhi dhe tragjedia.

Ndërkohë që dje ishte arritur të rikuperohej dhe trupi i 11 vjeçares. Kërkimet u ndërmorën nga një skuadër zhytësish me ndihmën e punonjësve të zjarrfikësve në Alesandria
 
Ajo që kishte nisur si një takim familjar i ngrohtë u kthye dje në tragjedi.  Prindërtit e 10 vjeçares kishin ftuar çiftin tjetër së bashku me vajzën e tyre në një piknik, për të kaluar ditën e diel.
Siç bëhet e ditur në media italiane, vogëlueshet, kushërira, ishin duke luajtur në breg të lumit kur kanë rënë në ujë.

Një i afërm i familjes u përpoq t'i shpëtonte, por nuk mundi. Ai që e pa familjen shqiptare dhe dha alarmin tek skuadrat e shpëtimit ishte një fqinj i shtëpisë, i cili u përpoq t’i shpëtonte edhe ai, por nuk ia doli dhe rrezikoi të mbytej edhe vetë. Skuadrat e shpëtimit po punojnë ndërkohë të gjejnë trupin e vogëlushes tjetër fatkeqe.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)