GROSSETO (ITALI) – 24 orë pas aksidentit fatal, tre prej pasagjerëve të anijes turistike “Costa Concordia” kanë mundur të mbijetojnë.
Dy prej tyre janë një çift koreanësh dhe siç raportojnë mëngjesin e sotëm mediat italiane, janë gjetur në një prej kabinave të anijes së mbytur.
Të rinjtë, një djalë e një vajzë, 29 vjeç ishin në muajin e mjaltit kur kanë hipur në anijen e tragjedisë, pikërisht pak orë përpara se ajo të mbytej. Ata janë gjetur nga forcat zjarrfikëse dhe kanë zbritur me këmbët e tyre nga anija, e cila ishte thuajse e tëra e zhytur në ujë.
Dy kufoma janë identifikuar në bordin e anijes ''Costa Concordia'', që u mbyt dy ditë më parë duke e çuar në pesë numrin e përgjithshëm të viktimave, njoftoi Roja Bregdetare italiane. ''Kufomat janë të dy të moshuarve''. Trupat u gjendën në kabinat e tyre, megjithëse kishin veshur edhe jelekët e shpëtimit'
Të paktën 5 njerëz humbën jetën kur anija goditi tokën të premten në mbrëmje në brigjet veriore të Italisë dhe u pëmbys në njërin krah. Më shumë se 30 persona të tjerë u plagosën. Të paktën 15 vetë figurojnë ende të humbur, ndërsa më shumë se 3 mijë pasagjerët në bord i përkisnin 62 kombësive të ndryshme.
Kapiteni italian Francesco Schettino u ndalua mbrëmë disa orë për t’u marrë në pyetje. Agjencia italiane e lajmeve ANSA thotë se ai mund të jetë përballë disa akuzave, përfshirë vrasjen dhe braktisjen e anijes.
Sa i takon 5 viktimave, mësohet se 2 prej tyre kanë kombësi franceze, ndërsa i treti ishte nga Peruja dhe bënte pjesë në ekuipazhin e anijes gjigande.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com