ROMË, 9 shkurt /ATSH-AFP/ - Më shumë se 20 imigrantë kanë humbur jetën si pasojë e motit të ftohtë në një barkë që u shpëtua dje nga rojat bregdetare italiane, njoftuan sot burime mjekësore.
"Ka shumë të vdekur, sigurisht më shumë se 20", deklaroi një mjek i qendrës së urgjencave në ishullin italian të Lampedusas, ku janë transferuar qindra të mbijetuar, disa prej të cilçve janë shtruar në spital për shkak të hypotermisë.
Në orët e para të mëngjesit, rojat bregdetare kishin përmendur një bilanc prej shtatë të vdekurish./
/ec/









