MILANO, Itali - Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni është dënuar nga gjykata e Milanos me katër vjet burg në procesin për evazion fiskal me të drejtat televizive të Tv Mediaset, vendim, të cilin Berluskoni pritet ta apelojë. Ndërkaq, vetëm pas disa orësh gjyqtari ka njoftuar se dënimi nga 4 vit i ulet në 1 vjet burg, në bazë të Ligjit për amnistinë, i miratuar më 2006.
Gjykata ka kërkuar gjithashtu përjashtimin e tij nga postet publike për 3 vite. Dënimi i ishte më i rëndë se kërkesa e prokurorisë, e cila kërkoi dënimin me 3 vjet e 8 muaj. Vendimi erdhi në një proces gjyqësor që lidhje me të drejtat e transmetimit të filmave amerikan në televizionin italian Mediaset, i cili filloi në vitin 2006
Gjykata ka vendosur që të dënuarit duhet të derdhin garanci të përkohshme 10 milionë euro.
Ndërkaq, drejtori i Mediaset, Fedele u shpall i pafajshëm. Dënimi që e përjashton nga postet publike nuk hyn në fuqi menjëherë, por do të hyj në fuqi vetëm kur çështja të mbyllet, pra kur kalon edhe gradën e tretë të gjykimit.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com