ITALI- Një autobus me turistë shqiptarë ka marrë flakë në autostradën që lidh Peskarën me Ortonen në Itali. Sipas mediave Italiane ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, 24 tetor, në kilometrin 403 në drejtim të Tarantos.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrëfikëse dhe të policisë rrugore nuk ka pasur dëme për pasagjerët shqiptarë.Autostrada ka qëndruar e bllokuar për disa orë ndërkohë që policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com