Itali, merr fund makthi i kërkimit
në hotel, 29 viktima,11 të mbijetua

Itali, merr fund makthi i kërkimit<br />në hotel, 29 viktima,11 të mbijetua
Itali- Merr fund makthi i kërkimeve në hotelin e goditur nga orteku duke shuar çdo shpresë tè mundshme.

Të paktën 29 persona humbën jetën në hotelin Rigopiano në Abruzzo të Italisë i cili u godit nga orteku pak ditë më parë.

Eshtë ky bilanci përfundimtar pas10 ditësh kërkimi.

Rreth 40 persona ndodheshin në hotel ndërsa fatmirësisht 11 prej tyre shpëtuan duke përfshirë  4 fëmijë. Kryemnistri Gentiloni u shpreh se zyrtarët lokalë nuk e kishin marrë shumë seriozisht rrezikun e ortekut, por falenderoi punën e ekipeve të shpëtimit.

Duke folur para deputetëve kreu i qeverisë tha se hetimet ende nuk kanë përfunduar, por sipas disa raportimeve thuhet se zyrtarët lokalë të Pescarës nuk i morën seriozisht thirrjet e personave të cilët pasi u larguan nga hoteli kishin kërkuar ndihmë.

Orteku i cili peshonte rreth 120.000 ton goditi hotelin lukzos me një shpejtësi prej 100km në orë. 

Ekzaminimet në trupat e pajetë treguan se pjesa më e madh e tyre humbën jetën si pasojë e traumës fizike të shkaktuar nga rrënimi i godinës, por disa prej tyre kishin edhe shenja të asfikimit dhe hipotermisë.
 
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi