Itali, Meta - D’Alema - Frattini:
Perspektiva e Ballkanit është në BEMeta leksion në Universitetin e Sapiencës

Itali, Meta - D’Alema - Frattini:<br />Perspektiva e Ballkanit është në BEMeta leksion në Universitetin e Sapiencës
Bashkimi Evropian nuk dihet të ngadalësojë zgjerimin e tij me shtete të reja dhe perspektiva e Ballkanit është brenda familjes evropiane. Këtë qëndrim shprehën në unison kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ish-kryeministri italian Massimo D'Alema dhe ish-ministri i Jashtëm Franco Frattini, në kuadër të vizitës që kryeparlamentari po mban në shtetin fqinj.

Meta zhvilloi takime të veçanta me ish Kryeministrin italian Massimo D’Alema, President i Fondacionit të Studimeve Progresive Evropiane (FEPS) dhe me ish Ministrin e Jashtëm Franco Frattini, President i Shoqatës Italiane për Organizatat Ndërkombëtare (SIOI).

Gjatë këtyre takimeve, Meta shprehu mirënjohjen për kontributin e Frattini dhe D’Alema në vite në shërbim të forcimit të marrëdhënieve mes Italisë dhe Shqipërisë, dhe për përpjekjet e tyre në interes të qartësimit të perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit.

Meta u shpreh se Shqipëria dhe Italia janë dy partnerë strategjikë të natyrshëm dhe se populli shqiptar e vlerëson maksimalisht përkrahjen e gjithanshme italiane si për aspiratat integruese të Shqipërisë ashtu edhe për mirë-integrimin e një komuniteti domethënës shqiptar në Itali.

Gjatë këtyre takimeve u nda bindja se sfidat e fundit të sigurisë që po përjeton Evropa dhe kriza e refugjatëve shton nevojën e mbrojtjes së projektit evropian i cili duhet përforcuar përmes vlerave të solidaritetit dhe bashkëpunimit në interes të stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik e social të të gjithë vendeve të kontinentit. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqitparja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas