ROME- Ministrja e parë me ngjyrë në historinë e Italisë, Cecile Kyenge kërkoi ndalimin e sulmeve raciste ndaj saj, kryesisht nga partia Liga e Veriut.
Ministrja e Integrimit i bëri thirrje sekretarit të kësaj partie Roberto Maroni-t, nëse nuk u jepet fund sulmeve të militantëve të partisë së tij, ajo nuk do të marrë pjesë në konferencën e festës në gusht.
Më herët drejt Zonjës Kyenge u hodhën banane gjatë një takimi politik, një gjest që shkaktoi indinjatë në radhët e politikanëve dhe rrjetet e ndryshme sociale.
Ndërsa senatori Roberto Calderoli, një nga eksponentët më të rëndësishëm të Ligës së Veriut, e krahasoi atë me një orangutan.
Kyenge është prononcuar se njerëzit dhe forcat politike duhet të përballen mes tyre me ide, por jo nëpërmjet fyerjeve.
Kurse Roberto Maroni tha se Liga nuk ka të bëjë me sulme personale, por lufton kundër propozimeve të politikave të tilla si propozimin e Kyenge mbi nënshtetësinë për të huajt, që do të ishte një gabim i madh sipas tij.
Kyenge është me origjinë nga Republika Demokratike e Kongos dhe u vendos në Itali tre dekada më parë. Kyenge ka tashmë shtetësinë italiane dhe është e martuar me një italian me të cilin ka dy fëmijë.
Ajo bën pjesë në kabinetin e kryministrit Enrico Letta që prej muajit prill. Që prej atëherë ajo është përballur me shumë tallje raciste dhe komente politikanësh me tendenca të qarta ksenofobie.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com