ROME- Cecile Kyenge, e para ministre me ngjyrë në parlamentin Italian, ka rënë sërish viktimë e një incidenti me sfond racist. Ministrja e Integrimit e qeverisë së Enrico Letta-s, Cecile Kyenge i është hedhur këtë radhë një banane gjatë një feste të degës së partisë së saj, PD në Romë, ndërsa ajo po mbante një fjalim.
Gjithçka ka ndodhur para kamerave dhe dhjetëra personave të pranishëm. Një person është shkëputur nga turma dhe ka hedhur në drejtim të saj një banane. Ministrja nuk reagoi, ndërsa autorët u zhdukën menjëherë, pavarësisht masave të policisë për të parandaluar incidente të tilla të turpshme.
Kyenge fillimisht ka shmangur komentet, ndërsa në fund, pas duartrokitjeve të gjata të personave të pranishëm tha se, “është mëkat që të hidhet ushqimi në këtë mënyrë, kur mijëra persona vuajnë urie nëpër botë.”Që prej emërimit të saj në prill, ajo ka vuajtur sulmet e vazhdueshme nga grupet e ekstremit të djathtë, të zemëruar me fushatën e saj për ta bërë më të lehtë fitimin e nënshtetësisë italiane.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com