Itali, Monti i merr votëbesimin
edhe Dhomës së deputetëve

Itali, Monti i merr votëbesimin<br />edhe Dhomës së deputetëve
Qeveria Monti arriti të marrë edhe votëbesim e dhomës së deputetëve, pas fitores në Senat. Votat në favor të qeverisë së re ishin 556 ndaj 61 kundra. 61 votat kundra ishin 59 deputetët e Lega Nord dhe Domenico Scilipoti me Alessandra Mussolini-n.

Gjatë javës do vendoset edhe për emërimin e zëvendës ministrave dhe nën sekretarëve. Me siguri do të diskutohet edhe për paketën e shkurtimeve ekonomike.

Në sallë ishte i pranishëm edhe Berlusconi. Edhe pse e quajti situatën jashtë cdo norme të demokracisë, shpjegoi se Monti ka nisur mirë dhe ekzekutivi i tij vepron në mënyrë të dobishme për vendin.

Kundra qeverisë së re është Umbreto Bossi, lideri i Lega Nord. “Monti është një mbulesë, e kanë marrë për të bërë të keqin, por do ta përzënë kur njerëzit të acarohen,” tha Bossi.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi