Dëme të mëdha janë shkaktuar në Siçilinë Lindore në Itali, për shkak të motit të keq. Veçanërisht në Scordia, në zonën e Katanias, dëmet ishin të mëdha, ku disa makina u morën nga rrjedha e fortë e ujit që vërshoi nëpër rrugë.
Në zonë ranë gati 150 mm shi, një sasi që zakonisht regjistrohet në disa muaj. Reshjet kanë shkaktuar rrëshqitje toke, përmbytje dhe dëme në prona, por për fat të mirë pa asnjë të lënduar.
Ndërkohë po monitorohet zona Giarre Situata, në Catania e cila pritet të goditet nga stuhia që po i afrohet. Salvatore Cocina, drejtor i mbrojtjes civile rajonale thotë se është shpallur alarmi kuq dhe mbi njëqind qendra operative komunale janë të hapura dhe po monitorojnë situatën.
#scordia #Sicilia #allegamenti #inondations pic.twitter.com/LOCc9RZQMT
— miki (@elcartagenese) October 24, 2021