ROME – Janë shënuar 41 lëkundje gjatë natës në zonën e prekur nga termeti në Emilia Romagna në Itali. Dy tërmete të mëdha me magniturë 5.9 dhe 5.8 ballë goditën këtë vend brenda 10 ditëve të fundit duke shkaktuar 24 vdekur dhe duke shpërngulur nga vendbanimet e tyre rreth 14.000 banorë. Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës goditjet e regjistruara nga mesnata deri sot në mëngjes kanë shkuar deri në 3.4 ballë me epiqendër në Modena, Cavendish, Mirandola dhe San Felice. Siç bëjnë të ditur mediat italiane, bilanci i termetit deri tani është 17 të vdekur dhe rreth 350 të plagosur.
Edhe pse kërkimet vazhdojnë pa ndërprerje, një punëtor nuk është gjetur ende nën rrënojat e kompanisë Haematronic Medoëie, në Modena, një nga komunat më të prekura nga tërmeti. Zjarrfikësit kanë punuar gjatë gjithë natës me anë të prozhektorëve, por pa sukses. Në Haematronic tre punëtorë u gjetën të vdekur dje. Ndërkohë një grua 60 vjeçare u arrit të shpëtohej sot nga forcat zjarrfikëse. Ajo u nxorr e gjallë nga rrënojat e shtëpisë së saj dhe po mjekohet në spitalin e Modenas.
Agjencia e Mbrojtjes Civile ka përcaktuar modalitetet e ndihmës, ku kërkojnë edhe ndihmë vullnetare. “Të gjitha njësitë operative janë duke punuar për të siguruar ndihmë maksimale për njerëzit e përfshirë në këtë tragjedi natyrore”, deklaron Mbrojtja Civile. (rd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com