MILANO – Ndërpriten kërkimet për gjetjen e të zhdukurve pas mbytjes së kryqëzorit “Costa Concordia” në ujërat italiane. Anija ka lëvizur sërish duke bërë që të rritet rreziku i ndërhyrjes në të. Mediat italiane pohojnë se sipas mbrojtjes civile anija spostohet me 7 milimetra në orë. Për shkak edhe të përkeqësimit të kushteve atmofsferike, kërkimet tanimë i janë besuar robotit Rov, i cili lëvizin prane relikes së anijes së mbytur.
Deri më tani janë gjetur trupat e 11 viktimave, ndërsa 24 të tjerë rezultojnë të zhdukur prej mëse një jave. Kapiteni i anijes, Schettino ka deklaruar se pranon përgjegjësitë mbi gjithçka ka ndodhur.

(aq/shqiptarja.com)