AREZZO - Arrestohet dhe më pas lirohet një shqiptar, vetëm sepse mori në krah një vogëlushe duke e puthur. Një 50-vjeçar shqiptar u ndaluar ditën e djeshme në Arezzo nën akuzën e ngacmimit seksual, por prokurori i çështjes nuk ka gjetur prova duke e lënë kështu në liri shqiptarin, që ishte në gjendje të dehur.
Vogëlushja 4-vjeçare mësohet se, ka qenë e shoqëruar nga babai i saj i cili menjëhere ka reaguar duke telefonuar për ndihmë tek karabinierët. Mbërritja e menjëhershme e focave të policisë bënë të mundur ndalimin e shqiptarit 57-vjeçar.
Por duke mos pasur prova të mjaftueshme, policia e ka lënë më pas të lirë atë, i cili në momentin kur ka kryer këtë akt, ishte në gjendje të dehur. Media shkruan se, mund të mos ketë qënë një ngacmim seksual i skenuar, duke marrë parasysh faktin se, shqiptari ishte në gjëndjen e dehur.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 17:00, teksa vogëlushja 4-vjeçare e shpërqëndruar nga atmosfera dhe dritat e krijuar kishte rënë pre e vëmendjes së shqiptarit të dehur 57-vjeçar. Ky i fundit ka marrë në krahë vogëlushen duke e tentuar ti afrohet pavarësisht përpjekjeve të babait të fëmijës për ta ndaluar.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com