Itali/ Ndërronte vazhdimisht adresë, në banesë iu gjetën disa doza kokainë, arrestohet 35-vjeçari shqiptar

Itali/ Ndërronte vazhdimisht adresë, në banesë iu gjetën disa doza kokainë, arrestohet 35-vjeçari shqiptar

Foto ilustruese

ITALI- Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në qytetin Perugia dhe akuzohet për shpërndarje lëndësh narkotike pasi në banesën ku po qëndronte iu zbuluan disa doza kokainë.

Ai kishte disa javë që qëndronte në Perugia dhe për pak kohë ai i kishte siguruar vetes një vend në tregun e paligjshëm të shpërndarjes së drogës. 

Një ‘truk’ që 35-vjeçari shqiptar përdorte që t’i shmangej kontrollit të Policisë ishte se ndryshonte vazhdimisht zonat dhe qytetet ku qëndronte.  Kanë qenë policët e Perugias, të cilët ishin duke kryer kontrolle në lagjen “Madonna Alta" dhe vunë re një manovër të dyshimtë të një makine që drejohej nga 35-vjeçari shqiptar. 

U krye një kontroll në mjet, dhe më pas në dhomën e banesës ku ai qëndronte. Policët gjetën një kavanoz qelqi që përmbante 33 doza kokaine, si dhe një peshore precize dhe materiale të tjera që konsideroheshin të dobishme për paketimin e dozave. Gjithashtu, u gjetën edhe 980 euro, të cilat u sekuestruan pasi konsideroheshin të ardhura nga tregtia e drogës. Më pas 35-vjeçari u arrestua dhe është në në pritje të gjykimit.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë