Dy çanta me 1 milionë euro brenda janë zbuluar në një stacion autobusi në  Firence të Italisë gjatë një kontrolli të pasagjerëve të autobusit Katania - Aosta.

Guarda di Financa ra në gjurmët e eurove, pasi qeni labrador i stërvitur për të gjurmuar para, nisi të lehte përballë dy çantave në pronësi të një vazje me origjinë kineze por rezidente në Sicilia.

Me të hapur e të hapur çantat guardia di Financa zbuloi eurot, plot 1.075.600,00, prerje 50, 20 dhe 10 euroshe.

E reja e cila  kishte hipur në Katania dhe do të zbriste në Aosta,do të hetohet në liri për pastrim parash.

Itali është shumë i përpahur fenomeni i të ashtuquajturit “korrieri i parave cash”. Guardia di Financa ka ndërmarrë një sërë aksionesh për të luftuar këtë fenomen për të ndaluar eksportin e kapitalit jashtë vendit si dhe riciklimin e të ardhurave që vijnë nga veprimtaritë e paligjshme, shkruan repubblica.it