Arrestohen tre shqiptarë të cilët ishin kthyer në makthin e shtetasve italianë, pasi u vidhnin apartamentet dhe kryesisht sende me vlerë. Policia italiane sekuestroi edhe sendet që arrinin vlerën gjysmë milioni.

Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 33,30 dhe 24 vjeç dy prej të cilëve me precendentë të mëparshëm penalë dhe që ndodheshin pa leje në shtetin fqinj.

Krahas tyre po hetohet në gjendje të lirë edhe një 35 vjecar shqiptar.

Hajdutët shqiptarë të konsideruar nga mediat si minjtë e apartamenteve vepronin pasdite ose natën vonë.

Sendet që ata vidhnin përzgjidheshin dhe dërgoheshin në Shqipëri.

Gjatë aksioni policia ka sekuestruar mjete të cilat ata përdornin për të hapur kasaforta dhe mjete të tjera ndihmëse.

Sipas mediave italiane shqiptarët e ushtronin aktivitetin e tyre në Genova dhe kishin kryer disa vjedhje të bujshme edhe në këtë fillim viti.  

Madje në një apartament kishin hapur kasafortën e cila gjendej mbrapa një pikture dhe morën bizhuteritë që arrinin vlerën 200 mijë euro.

[gallery]20380[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com