ITALI- Pesë persona janë arrestuar në Itali, mes të cilëve 4 janë shqiptarë në një operacion të koduar “Polo Est”, ku u sekuestrua drogë me vlerë 4 milionë euro.
 
Operacioni ka nisur në zonën e Olbias, ndërsa në pranga kanë rënë dy kushërinjtë Durim dhe Silvana Bejko, 54 dhe 59 vjeç, Eugert Bici, 30 vjeç dhe Elis Pisha, 28 vjeç, si edhe italiani 25-vjeçar Simone Canu.
 
Të arrestuarit kishin ngritur një linjë të trafikut nëpërmjet Sardenjës dhe Shqipërisë. Karabinierët Italinë kanë sekuestruar 8.5 kilogramë kokainë, 9.5 kilogramë heroinë, një pistoletë dhe 28 mijë euro.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)