Itali- Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali nën akuzën e posedimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Aksioni u krye nga karabinierët e Riccione, teksa në patrullë hasën lëvizjet e dyshimta të të riut me mjet në rrugët e qytetit, duke i kërkuar që t’i nënshtrohej kontrollit.
Gjatë këtij momenti shqiptari është shfaqur nervoz dhe ka nisur të sillet çuditshëm, duke rritur dyshimet e karabinierëve.

Gjatë kontrollit të detajuar u zbuluan të fshehura në dorezën e derës së makinës dhe në sediljen e pasme, 200 gramë kokainë. Si provë u sekuestrua edhe një peshore precize dhe materiale paketimi, informon media italiane.
Po kështu u gjet edhe një shumë prej 1000 euro cash, që besohet se janë të ardhura nga shitja e drogës.
Komente

