BARI (ITALI) - Ka nisur edicioni i gjashtëmbëdhjetë i festës së Natës së Taranta-s në jug të Italisë. Shtatë orë me muzikë, katër orë nga 22.45 e mbrëmjes së sotme vetëm për Koncertin e Madh.

Gjithçka është zhvilluar si gjithmonë në sheshin e ish-kuvendit të Agostinianëve në Melpignano. Taranta ishte merimanga e zezë, që pickonte gratë kur shkonin në fusha dhe për të larguar mbrapshtinë e saj, ato kërcenin.
 
Festivali që ka arkivuar 15 edicione deri tani arrin në kulmin e tij; një kryqëzim virtuoz traditash mes Puljas, Bazilikatës dhe Siçilisë. 
 
Në program janë 35 këngë tarantale, si dhe marrin pjesë edhe njëzet violinçelistë dhe muzikantë të orkestrës popullore.
 
Këngëtarja më e mezipritur është Emma dhe fansat e sajjanë në delir në rrjetet sociale. Dy këngë do këndohen edhe nga Niccolò Fabi dhe Max Gazzè.
 
Marrin pjesë edhe violonisti hungarez Roby dhe balerini spanjoll Miguel Angel Berna, yll ndërkombëtar i dancit dhe folklorit.  
 
Në fillim të koncertit do të këndojë edhe Eugenio Bennato, 'kapiten' prej një kohe të gjatë i Taranta Power.
 
Të shumtë janë dhe të huajt; anglezë, gjermanë, francezë  (edhe top modelja Letitia Casta), por edhe amerikanë. Edhe një grup artistësh australianësh.
 
Sheshi popullohet si përpara edhe pas skenës me ardhjen e të ftuarve si ministri i Kulturës, presidenti i krahinës së Puljas, Nichi Vendola etj.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)