Një shqiptare 53-vjeçare është arrestuar nga policia italiane me akuzën e vrasjes së një 73-vjeçareje me origjinë hebre, për të cilën kujdesej në mungesë të së bijës e cila kishte ndërruar jetë pak kohë më parë.
Renata Kette nuk ka pranuar të flasë para hetuesve për akuzën se ka vrarë të moshuarën Danielle Claudine Chatelain e cila prej kohësh jetonte në Perugia të Italisë. Ajo u gjet e pajetë në apartamentin e saj.
Sipas mediave italiane, shqiptarja kishte pasur miqësi të ngushë me vajzën e viktimës, por kjo e fundit ndërroi jetë nga një sëmundje e pashërueshme. Pas këtij lajmi të hidhur shqiptarja jetoi me nënën e mikes së saj duke u kujdesur për të. Akuza për vrasje është ngritur pasi të moshuarës ju gjetën shenja dhune në trup.
Nga koha që shqiptarja kujdesej për të moshuarën, fqinjët thonë se mes tyre nuk kanë dëgjuar asnjëherë grindje. Mbetet ende e paqartë se çfarë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në apartamentin e 73-vjeçares, por mediat italiane thonë se përjashtohet mundësia që plagët në trupin e të moshuarës të jenë shkaktuar nga një rrëzim i mundshëm nga shkallët.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com