Itali, një femër fituese e GF
merr 240 mijë euro

Itali, një femër fituese e GF<br />merr 240 mijë euro
ROMË – Pas 8 vjetësh, një femër triumfon në reality shoën italian “Grande Fratello”.
Sabrina Mbarek, 21 vjecar me kombësi tunizia është shpallur mbrëmjen e së djelës si fituesja e garës dhe e cmimit prej 240 mijë eurosh. Ajo ka marrë 76% të votave, përballë rivales së saj në finalen e madhe Gaia.
Sabrina hyri në javën e 12 të garës dhe arriti të qëndronte në shtëpi për 84 ditë, duke përballuar me sukses 10 nominime nga ana e banorëve të tjerë të shtëpisë.
Ajo u lidh me Viton, një prej konkurentëvce të garës, lidhje e cila pati ulje – ngritjet e veta për shkak të xhelozisë së 21 vjecares për marrëdhënien e djalit me Ilenian ( një tjetër konkurente e shtëpisë).
“Jam shumë e lumtur që fituesja është një femër, sepse në të gjitha spektaklet që kam drejtuar kanë fituar djemtë”, deklaroi prezantuesja Alessia Marcuzzi.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri