Itali/ Nuk pranoi ndarjen, i riu shqiptar qëllon me thikë ish-të dashurën, mamaja e vajzës: Ne po përjetojmë një makth! Kjo nuk është hera e parë që ai ka tentuar ta vrasë

Itali/ Nuk pranoi ndarjen, i riu shqiptar qëllon me thikë ish-të dashurën, mamaja e vajzës: Ne po përjetojmë një makth! Kjo nuk është hera e parë që ai ka tentuar ta vrasë

Studentja greke Georgia Kaltsouni, e cila u sulmua me thikë nga shqiptari

Detaje të reja dalin në sipërfaqe nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Torino të Italisë, ku 27-vjeçari me origjinë shqiptarë Jetmir Kurtsmajlaj, tentoi të vriste ish-të dashurën, Georgia Kaltsouni, studenten me origjinë greke, duke e qëlluar me thikë, në bark, në qafë dhe në gjoks.

Mamaja e Georgias, me lot në sy dhe ende e tronditur foli për “Protothema”, lidhur me tentativën për vrasje ndaj vajzës së saj të vogël.

“Është një mrekulli që vajza ime jeton. Ne po jetojmë një makth. Fatmirësisht ajo është më mirë tani dhe rreziku më i madh ka kaluar. Unë nuk mund të jem pranë saj për shkak të situatës së COVID-19. Ai ka tentuar të vrasë vajzën time dhe herë të tjera”, tha nëna e vajzës e cila jeton në Lesvos.

Sipas motës së Georgias, kjo nuk ishte hera e parë që Jetmir Kurtsmajlaj, ka tentuar të vrasë vajzën e re dhe se ai kishte kohë që i dërgonte mesazhe kërcënuese në rrjetin e saj social Instagram, “Do të vrasë”.

Motra studentes së re e cila u qëllua me thikë nga shqiptari, tha gjithashtu se më datë 16 shkurt Georgia është takuar me Jetmirin në një apartament ku ai po e priste me një shiringë të mbushur me helm, por ajo arrit të largohej.

Më pas ata janë ritakuar ditën e diel, ku ai e qëlloi me thikë duke e lënë të plagosur rëndë.

Mendohet se arsyeja e sulmit të 27-vjeçarit shqiptar ndaj studentes, ndodhi për motive xhelozie pasi i riu nuk mund të pranonte faktin që marrëdhënia e tyre e dashurisë kishte marrë fund.

Shqiptari e qëlloi Georgian 5 herë me thikë në bark, në qafë edhe në gjoks, në një rrugë pranë shtëpisë së saj. Ngjarja tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve të cilën i kanë telefonuar menjëherë policisë.

Shqiptari është vënë në pranga disa metra larg nga vendi i ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:47
Itali/ Qëlloi me thikë ish-të dashurën, flet mes lotësh shqiptari: Si është ajo? Nuk doja ta vrisja, ajo po më bënte një komplot

I mbuluar me lotët e pendesës në faqet e tij, shqiptari Jetmir Kurtsmajlaj, i cili qëlloi me thikë ish-të dashurën e tij në Itali, ka pyetur prokurorin në lidhje me gjendjen shëndetësore të studentes greke.

“Si është ajo? Më trego si është? Unë nuk doja ta vrisja, thjesht doja ta trembja", përsëriti ai disa herë.

Ai gjithashtu foli me prokurorin edhe lidhur me ngjarjen e ditës së diel dhe arsyen e sulmit ndaj studentes grek.

 “Ajo më kërkoi një takim të shtunën por unë nuk mund të shkoja, ndaj ne u takuam të dielën.”, tha i riu shqiptar.

“Ne ecëm për një kohë të gjatë pastaj i thashë se doja të pija pak ujë, u ngjita sipër në shtëpi dhe pashë thikën dhe vendosa ta ndëshkoja. Mbaj mend goditjen e parë dhe pastaj të fundit dhe asgjë tjetër më pas”, shtoi Kurtsmajlaj.

Sipas mediave italiane, ai pretendon se një mik dhe Georgia, vajza e cila u qëllua prej tij me thikë, po i bënin një komplot atij, duke u munduar ta infektojnë atë me HIV. Megjithatë policia ende nuk ka zbuluar diçka lidhur me këtë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas