ROMË – Një prej operacioneve më të mëdhenj të policisë italiane kundër mafias është zhvilluar mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e Italisë, Romë. 51 urdhër-arreste janë lëshuar për të dërguar në burg një organizatë mafioze, që ka operuar në bregdet dhe ka kontrolluar çdo veprimtari të paligjshme në Romë.
Në operacion u angazhuan rreth 500 punonjës të policisë së shtetit, përfshirë forcat speciale, e qentë, patrullat si dhe helikopterë ndihmës nga ajri. Falë një hetimi të gjatë të prokurorisë së Romës janë siguruar të dhëna që sfidojnë dhe identifikojnë ekzistencën e një shoqate të mafias në kryeqytet.
Operacioni blic ka goditur ata që konsideroheshin si figura "shumë të paprekshëm" të krimit roman dhe sicilian. Janë prekur sidomos familjet Fasciani, Triassi e D`Agati, të cilët për vite kanë ndarë të gjitha aktivitetet ilegale, sidomos ato në bregdetin e Ostias.
Puna e bërë nga skuadra policore bëri të mundur që të ndiqen të gjithë hapat që kriminelët bënë me organizata të ndryshme të biznesit në vend: që nga hyrja e një përkatësi të ri, marrëveshja ndërmjet krerëve të organizatave për ndarjen e territorit, takimet e mbajtura për të zgjidhur mosmarrëveshjet që lindin në menaxhimin e tokës, planifikimin e vrasjeve për të siguruar supremacinë mbi çdo aktivitet.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com