Gjashtë skiatorë, mes tyre dhe një 16-vjeçar kanë vdekur nga një ortek bore në Monte Nevoso në Alpet italiane. Policia në Bolzano dhe Brunico konfirmuan vdekjen e ekskursionistëve nga një ortek 300 metra i gjerë dhe 600 metër i lartë, që goditi gjatë mesditës të së shtunës, nga një lartësi prej rreth 3 kilometrash.
Pesë nga viktimat janë italianë dhe janë identifikuar si Matthias Gruber, 16; Margit Gasser, 32; Christian Kopfsguter, 21; Alexander Patrick Rieder, 42 dhe Bernhard Stoll, 43. Viktima e gjashtë është një austriake 49-vjeçare e identifikuar si Horst Wallner.
Ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë ende në kushte aspak favorizuese, një shtetase austriake është nxjerrë e gjallë nga bora dhe po trajtohet në spital në Brunico. Një total prej 9 personash u plagosën në këtë incident, sipas raportimeve të autoriteteve. Ende nuk është e qartë çfarë e shkaktoi ortekun.
Sipas mediave lokale, tre helikopterë u dërguan në vendngjarje bashkë me disa qen të trajnuar për të gjetur njerëzit ‘e varrosur’ brenda në borë.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com